Kjo mund të konsiderohet pa frikë një prej dasmave më të shtrenjta në botë.

Dasma hindu mes Brahmani Reddy dhe bashkëshortes së tij Rajeev Reddy ka kushtuar mbi 59 milionë paundë, një shifër kjo shumë herë më e lartë se ajo e dasmës së princit William me Kate Middleton, që besohet se kushtoi rreth 20 milionë paundë.

Ish – politikani i shndërruar në mogul të minierave, Gali Janardhan Reddy organizoi një dasmë 5 ditëshe, me 50 mijë të ftuar dhe mbi 3 mijë punonjës security.

Të ftuar janë edhe yje të Bollywood që pritet të performojnë në ceremoninë, e cila ka nisur sot në pallatin Bangalore, që jug të Indisë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”65″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]8 regjisorë të Bollywood janë punësuar për të krijuar performanca në skenë dhe për të drejtuar ceremonitë.

Ndërkohë për këtë dasmë është ndërtuar enkas një fshat për të ftuarit.

Një pjesë e parave është shpenzuar për ftesat e dasmës prej ari dhe me ekran LCD, vlera totale e të cilave përllogaritet të jetë rreth 118 mijë paundë. Veshjet e nuses kapin vlerën e 2 milionë paundë ndërsa bizhutë, 10.5 milionë. /tvklan.al