Në të gjithë rajonin e Korçës ashtu siç edhe ishte parashikuar gjatë natës ka patur reshje të borës. Temperaturat kanë shënuar nën zero dhe niveli i borës në qytet arriti 5 centimetra, kurse në fshatra të thella deri në 30 centimetra.

Në disa akse rrugore ka patur probleme me qarkullimin për shkak të borës, mes tyre Korçë-Kapshticë dhe Korçë-Ersekë.

Reshje bore ka pasur edhe në fshatrat e Kukësit, Tropojës dhe në gjithë zonat malore.

/abcnews.al