Aktorja Esra Bilgiç nga seriali më i ndjekur historik “Ertugrul” është martuar me futbollistin e kombëtares turke dhe të Beshiktashit, Gokhan Tore, në një ceremoni ku i ftuar nderi dhe dëshmitar ishte edhe Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

Kreu i shtetit turk shoqërohej nga bashkëshortja Emine Erdogan.

25-vjeçarja që luan rolin e Sulltaneshës Halime në serialin “Ertugrul” dhe futbollisti u martuan në një ceremoni madhështore në rezidencën Sait Halim Pasha, në brigjet e Bosforit në Stamboll./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”380″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]