Këta janë dy viktimat e atenatit të mbrëmjes së të shtunës në qytetin e Vlorës. Ilir Deromemaj, 45 – vjeç dhe Dhimitër Çani, 60 – vjeç, ndërsa i plagosuri është Krenar Runaj, 50 – vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së dielës, në një pikë bastesh, në lagjen “Partizani”, në pronësi të viktimës Ilir Deromemaj.

Në foto Ilir Deromemaj

Ilir Deromemaj logo

Autori qëlloi me breshëri kallashnikovi nga një fuoristradë “Xhip” me targa AA 201 FS, e cila u gjet tre orë më vonë e djegur në fshatin Alikok, në afërsi të varrezave. Ajo rezulton e vjedhur dy muaj më parë në Fier. Disa pista hetimi janë ngritur nga policia dhe prokuroria. Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Deromemaj.

Ai kishte precedentë penalë dhe akuzohej se në vitin 1998 kishte vrarë Lame Gockajn. Grupi hetimor sqaron se po verifikohen të gjitha konfliktet e mundshme që 45 – vjeçari Deromemaj ka patur kohët e fundit.

Në foto Dhimitër Cani

Dhimiter Cani logo

Policia thotë se ka shoqëruar më shumë se 15 persona për t’i marrë në pyetje. Dëshmitarë i thanë policisë se mjeti ngadalësoi shpejtësinë përpara lokalit dhe autori, që gjendej në vendin e parë të pasagjerit, zbrazi një karikator të plotë.

Deromemaj ishte ulur në një nga dy tavolinat që lokali kishte përpara, në pjesën e jashtme. Viktima tjetër, Dhimiter Çani, që punonte si kambist dhe i plagosuri Krenar Runaj, nuk kishin lidhje me të.

Tv Klan