Një automjet është djegur gjatës natës rreth orës 01:30 në lagjen “Varri i Bamit” në Tiranë.

Tvklan.al

ka siguruar një fotot të automjetit në flakë, që është djegur për shkaqe ende të panjohura. Nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur këtë rast, nëse është ngjarje aksidentale apo zjarrvënie e qëllimshme.

/tvklan.al