Bashkia e Lezhës ka reaguar, pas përfshirjes nga flakët të automjetit që përdorej nga kreu i këtij institucioni, Fran Frrokaj.

Në një deklaratë për mediat, Bashkia sqaron se makina në fjalë është marrë me kontratë huapërdorje.

“Bashkia Lezhë sqaron opinionin publik se automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘’Kontratë  Huapërdorje’’  për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës”.

“Bashkia Lezhë po pret përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet”

, thuhet në reagimin e këtij institucioni.

Dy makina u përfshinë nga flakët pak pas mesnatës në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Të dyja mjetet ishin të parkuara poshtë pallatit dhe deri më tani ende nuk janë sqaruar shkaqet që çuan në djegien e tyre.

Një prej mjeteve përdorej nga Frrokaj dhe ishte marrë nga Bashkia në emër të Angjelin Permarkaj.

Policia njoftoi se po bëhet vlerësimi i rastit nga ekspertët me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al

Kontrata e huapërdorjes së automjetit

Makinat e djegura në lagjen “Besëlidhja”