Edhe Kosova është një tjetër destinacion për trafikantët shqiptarë të drogës. Kështu plot 73 kg kanabis është sekuestruar nga policia në Kukës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 2 persona.

ka 2

Policia kishte marrë informacione për këtë trafik, ndaj ndaloi automjetin tip “Benz”, me targa AA 448 OZ.

Makina drejtohej nga 39-vjeçari, Shaqir Duraku dhe pasagjere ishte 22-vjeçarja nga Kosova, Albulena Berisha.

ka 3

Gjatë kontrollit në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 73 kg kanabis. Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza: “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”./tvklan.al