Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin plazhin në fundjavë. Por fluksi i madh i makinave që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit apo qyteteve të tjera ka çuar në dy aksidente këtë të shtunë.

Ato ndodhën në orët e para të mëngjesit, në dalje të Tiranës. Dy automjete u përpasën në afërsi të një qendre tregtare në autostradën Tiranë – Durrës, ndërsa dy të tjera u përfshinë në një tjetër aksident, sapo e kalon këtë qendër.

Burime për

tvklan.al

thonë se trafiku në rrugë është tepër i rënduar dhe vijon të mbetet i tillë prej disa orësh (

shih videon më poshtë

). 

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale që mund të dallohen edhe në fotot më lart, nuk raportohet për të lënduar./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/FIV6HTGZ1iQ