Paraditja e së premtes është shoqëruar me dy aksidente automobilistike, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Në afërsi të tunelit të Krrabës, në autostradën Tiranë – Elbasan, një Benz dhe një Renault u përplasën “kokë më kokë”.

Siç mund të shihet nga këto foto të mbërritura në redaksinë e

www.tvklan.al

, përplasja ka qenë mjaft e fortë duke dëmtuar thuajse të gjithë pjesën e përparme të mjeteve.

Fatmirësisht, sipas policisë, nga kjo përplasje nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit nga njëri prej drejtuesve.

aksidenti-12

Ndërsa në një tjetër aksident, një fugon u përplas me një trailer, duke shkaktuar bllokimin e rrugës Fushë – Krujë – Kamëz.

Edhe në këtë rast nuk raportohen të lënduar./tvklan.al