Ky është 18-vjeçari iranian, Ali (David) Sonboly, autori i masakrës në Mynih, të Gjermanisë. Sipas dëshmive të shokëve të tij, ai shpesh kishte shprehur dëshirën të vriste sa më shumë njerëz.

Shokët e tij kanë treguar se ishte një frekuentues i lojërave të dhunshme në internet, madje shumë herë i kishte kërcënuar edhe ata se do ti vriste.

Hetuesit gjermanë po analizojnë fëmijërinë e tij, ndërsa kanë hedhur poshtë pretendimet se sulmi ka lidhje me ISIS apo me refugjatët.

Sulmi me armë, që shkaktoi 9 të vdekur dhe mbi 21 të plagosur si për ironi të fatit ka ndodhur në 22 korrik, 5 vjet nga masakra në Norvegji.

breivik

Autoritetet kanë dyshime se Ali (David) Sonboly mund të ketë marrë shembullin e Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona. Në të dyja masakrat ka qenë ditë e premte dhe shumë kanë nisur ta cilësojnë si e “premtja e zezë”.

/tvklan.al