Nëpërmjet sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, Partia Demokratike hedh dyshime se 80 mijë dollarët e përdorura nga shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, për të financuar fushatën e Barack Obamës, mund të kenë prejardhje nga një aktivitet kriminal.

Demokratët aludojnë se Kryeministri Rama mund të ketë lidhje me këtë aktivitet, duke u nisur nga pyetjet që FBI i ka bërë Bilal Shehut pasi prejardhja e parave ishte nga jashtë Amerikës. Partia Demokratike thotë se FBI po heton prejardhjen e këtyre parave që sipas saj u përdorën që Rama, në atë kohë në opozitë të fotografohej me Barack Obamën.

Sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara, financimi i një fushatë elektorale për president me para që vijnë nga jashtë Amerikës përbën një krim federal.

Tv Klan