Dy viktimat e mbrëmjes së sotme janë persona të njohur për qytetin bregdetar të Vlorës.

Viktima e parë Roland Saliu, 44 – vjeç, i cili mbante detyrën e Drejtorit të OSHEE -së Vlorë është emëruar në këtë post në vitin 2015. Më parë ai ka ushtruar detyra të ndryshme, si inxhinier pranë Koorporatës Elektroenergjitike.

Erven Hyseni, 40 – vjeç (i lindur më 29.01.1977) ishte pronar i

“Hotel Vlora”

dhe televizionit lokal

“Vlora Channel”

.

Policia po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe në përcaktimin e shenjestrës kryesore të atentatit./tvklan.al