Ky është një moment i adhurueshëm i një ariu polar 4 muajsh, i cili është fotografuar teksa bën disa lëvizje të çuditshme, në një kopësht zoologjik në Rusi.

Fotografja Veronika Zaeva sjell përmes fotografive të mrekullueshme gjestet e ariut, i cili duket sikur bën Yoga.

Ariu, i quajtur Shilka, ka tërhequr mjaft vizitorë në kopshtin zoologjik .

Fotografja teksa kishte fiksuar momentet e mrekullueshme të lëvizjeve të ariut, u shpreh:

“Ai është një aktor i vërtetë, qindra vizitorë mblidhen çdo ditë për ta parë atë, çdo ditë ai është në qendër të vëmendjes duke i argëtuar ata.”/tvklan.al