Martin Janushev, një futbollist maqedonas është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Shkup.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites në lagjen Aerodrom të kryeqytetit maqedonas.

Sipas mediave lokale, Janushev u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të një lokali.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në një komunikatë për mediat, mjekët e spitalit të Shkupit thanë se 28 – vjeçari kishte shkuar në gjendje të rëndë dhe me plumba në pjesën e kokës.

Martin Janushev luante për klubin e futbollit Lokomotiva. 

Mediat lokale shkruajnë se pas këtij ekzekutimi mafioz, mund të jenë larjet e hesapeve. 28 – vjeçari kishte luajtur për herë të fundit me ekipin e tij më 11 Tetor.

/tvklan.al