Një shqiptar është ekzekutuar në një atentat mafioz gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, jashtë një lokali në Glyfada të Athinës.

Dy persona, të maskuar e me armë, qëlluan në drejtim të një 37 – vjeçari, i cili ishte bashkëpronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, duke e lënë të vdekur në vend.

Si pasojë e të shtënave 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, një shqiptar dhe dy grekë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit. Në momentin e sulmit, në ambientet e lokalit mësohet se kishte klientë të shumtë. Ngjarja natyrisht shkaktoi kaos e panik.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Sipas mediave greke, dyshimet janë se autorët mund të jenë shqiptarë dhe se bëhet fjalë për larje hesapesh, për pazare droge. Megjithatë do të jenë hetimet e policisë që do të zbardhin këtë ngjarje të rëndë. 

/tvklan.al