Një 27-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në një spital në Itali, pasi u godit nga një makinë teksa udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën Solarolo, por ndërroi jetë ditën e djeshme në spital. Ajo është Eligersa Baha dhe sipas mediave italiane, ajo po kthehej në shtëpi pasi gjithë natës ishte kujdesur për një grua të moshuar.

Duke ecur me biçikletë, 27-vjeçarja u përplas nga një makinë Fiat Punto dhe pësoi dëmtime serioze. Eligersa Baha u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ja doli të mbijetonte.

/tvklan.al