Përkundër thashethemeve të muajve të fundit se çifti Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal po përjetonin krizë në marrëdhënien e tyre, ata duken më të dashuruar se kurrë në pushime teksa hanë një darkë romantike.

Imirzalioglu, i cili njihet për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin emër që po transmetohet në Klan Plus, është martuar vitin e kaluar me aktoren Sinem Kobal.

Media turke ka raportuar për një krizë mes çiftit pas mosmarrëveshjeve lidhur me planet për të lindur një fëmijë.

Disa ditë më parë ata nisën një udhëtim në Amerikën e Jugut, ndërsa tanimë shtypi rozë i ka kapur në Amerikë.

“TV8” thotë se çifti i famshëm janë parë në një port jahtesh në Majami teksa hanin një darkë romantike dhe bisedonin gjatë.

Këto pushime, janë komentuar si “rifreskim” i dashurisë mes çiftit me angazhime të shumta. /tvklan.al