Foto/ Fejohet Bali Beu

Një prej çifteve më të famshëm të showbizit turk, Burak Ozcivit dhe e dashura e tij, Fahriye Evcen, janë fejuar të mërkurën.

Në muajin dhjetor, Ozcivit, i njohur si Bali beu tek “Sulejmani i Madhërishëm, apo si Kemali në serilain “Dashuri Pafund”, i propozoi për martesë Fahrijes, njërës prej aktoreve më të bukura turke.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Çalikusu” në vitin 2014.

Media turke raporton se Ozcevit kishte udhëtuar drejt Gjermanisë të mërkurën, kur edhe kërkoi dorën e Fahrijes nga familja në qytetin e Solingenit.

Dy aktorët e njohur turq morën leje nga kompanitë e produksionit të serialeve të tyre për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Me të marrë përgjigje pozitive nga familja e Fahrijes, e cila jeton prej vitesh në Gjermani, çifti vendosi edhe unazat e fejesës.

Ata pritet të martohen gjatë verës së këtij viti. /tvklan.al

 


Kategori
FotogaleriShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*