Detaje të reja kane dalë në dritë nga ekzekutimi që i ngjan një novele spiunazhi, të Kim Jon Nam, djalit ilegal të ish diktatorit koreano-verior dhe një aktoreje.

Mediat kanë publikuar imazhet e para të njërës nga dy spiunet e dyshuara që helmoi për vdekje 45-vjeçarin, ngjarje që ndodhi një ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpur, në Malajzi.

Më herët u publikuan edhe foto të dy spiuneve koreano-veriore duke dalë nga aeroporti i Kuala Lumpur.

Koreja e Jugut thotë se është e sigurt se vëllai i liderit të Koresë se Veriut, Kim Jong-nam është vrarë. Ekzekutimi i  një ditë më parë vjen pas të tjerë atentatesh që i janë bere 45-vjeçarit që është konsideruar delja e zeze e familjes së diktatorëve.

Mediat britanike kanë rindërtuar skemën e mundshme të vrasjes. Në të tregohen dy femra, të cilat besohet se janë spiune të Korese se Veriut, tek i afrohen 45-vjeçarit dhe e helmojne me një spray.

Sipas te gjitha gjasave, nga sa shkruajnë analistet ndërkombetarë, vëllai i diktatorit e kishte kritikuar këtë fundit disa herë dhe shihej si figurë turpëruese nga familja e Jongëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i vëllai në krye të Koresë së Veriut, të ketë qenë duke jetuar me paranojën se 45-vjeçari me tipare perëndimore do t’i zinte karrigen e pushtetit. /Tv Klan