Qindra tifozë janë futur në fushën e blertë pak minuta para nisjes së ndeshjes mes Lionit dhe Beshiktashit në Francë.

Tifozët hynë në fushë pas grindjeve mes turqve dhe francezëve në tribunat e stadiumit.

Klubi i Lionit tha se “tifozët u detyruan të futen në fushë pasi u hodhën flakadanë nga pjesët e sipërme të tribunave.”

Lioni dhe Beshiktashi do të përballeshin në orën 21:05 për çerekfinalet e Europa League.

Zyrtarët e UEFA-s thanë ndeshja do të nisë sapo të rivendoset siguria në stadium, ndërkohë që pritet që të mbërrijnë edhe përforcime për policinë./tvklan.al