Një artiste zvicerane është arrestuar në sheshin “Trafalgar” të Londrës, pasi ka ftuar të huajt të prekin organet e saj gjenitale.

Milo Morie është gruaja që udhëton në të gjithë Evropën dhe fton të huajt të prekin organet e saj gjenitale, si pjesë e promovimit të saj të artit “Mirror Box”.

Ajo u ka ofruar mundësinë publikut të prekin gjoksin apo organin gjenital për rreth tridhjetë sekonda.

Por ajo u arrestua pasi një kalimtar është ankuar në polici ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që artistja zvicerane ka vuajtur nga ligji.

Në rastet e mëparshme, ajo është shfaqur në një muze me një foshnje në dorë, duke pozuar e gjitha nudo.

Koncepti i saj rutinë, duke e përhapur në Dusseldorf dhe Amsterdam, ishte për të promovuar të drejtat e grave për të mos u prekur.

Ajo ka thënë se në vende të tjera të Evropës ka patur një qasje më liberale dhe njerëzit e kanë pranuar shfaqjen e saj.

“Në Amsterdam ishte shumë ndryshe, ata janë të lirë në drejtim të seksualitetit”, tha Milo Moire.

/tvklan.al