Një peshk i çuditshëm ra në rrjetat e një peshkatari në Sakarya të Turqisë, duke u kthyer në sensacion edhe në rrjetet sociale.

Sipas “Hurriyet”, peshkatari Ahmet Turk po peshkonte në liqenin Kaynarca, kur në rrjetat e tij ra një peshk që ngjason jashtë mase me krapin.

Ajo që i habiti të gjithë ishte forma e veçantë e kokës, gjë që shikohet për herë të parë në zonë.

Sakarya është një provincë në brigjet e Detit të Zi, afër Stambollit, e njohur për liqenet e saj të bukur dhe shumëllojshmërinë e peshqve.

/tvklan.al