90 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia e Korçës në një zonë pyjore.

Pas informacioneve të marra në rrugë policore dhe kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Lekas” autoritetet zbuluan 13 thasë me drogë.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al