Katër persona janë arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar një gomone, 30 bidona me benzinë dhe 1 makinë “Alfa Romeo”. Aksioni u zhvilluar në vendin e quajtur “Skalierat Veriore” në Shëngjin.

Menjëherë është ndërhyrë nga efektivet e policisë që kanë bërë bllokimin dhe sekuestrimin e gomones, automjetit Alfa Romeo , si dhe 30 bidona të mbushur me lëndë djegëse benzinë (2 bidona ishin në gomome, 12 bidona ishin në automjet si dhe 16 bidona ishin në tokë mes gomones dhe mjetit).

Policia ka arrestuar në flagrancë Eltion Isufaj 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorrike”;

Nertil Shehu 26 vjeç, banues në Vlorë,  për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Falsifikim monedhash” pasi iu gjetën 100 dollarë të dyshuara false;

Eduart Musia, 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe Arbër Bregu 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Po nga hetimet e kryera, dyshohet  se gomonia është trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga Nertil Shehu, Eduart Musia dhe Eltion Isufaj.  /

tvklan.al