Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Livorno. Ai u pikas pasi doli nga një vilë në Forte dei Marmi, që kishte vjedhur.

Menjëherë vapoi dhe hipi tek makina “Porsche”, për t’i shpëtuar policisë. Pas një ndjekje për prej disa kilometra, shqiptarit i ka dalë makina nga kontrolli dhe është përplasur.

Pavarësisht kësaj ai ka dalë nga makina dhe ka tentuar të largohet më këmbë. Por ishte e kotë, ai ka përfunduar në pranga të policisë.

Pas verifikimeve rezultoi se edhe makina “Porsche” ishte e vjedhur. Në makinë policia gjithashtu gjeti sendet e vjedhura: një orë Rolex, dhe stoli me vlerë rreth 40 mijë €. Tani shqiptari është i shtruar në spital dhe pas mjekimit e pret burgu.

/tvklan.al