Dyshonte se ai e tradhëtonte, për këtë arsye e ndoqi fshehurazi bashkëshortin e saj për tek apartamenti i një miku të tij.

Kur mbërriti atje, ajo e gjeti të shoqin me një brune 20 – vjeçare në shtrat.

Kjo bëri që gruaja të humbte kontorollin.

Ajo iu hodh asaj përsipër, duke e dhunuar fizikisht e më pas i preu flokët me brisk dhe e zhveshi totalisht nudo.

Por ajo nuk e la me kaq dhe e kapi të renë nga flokët duke e nxjerrë nëpër rrugët e qytetit. Gjithë skena u filmua nga dy djemtë e gruas, 16 dhe 18 – vjeç.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në Sao Paulo të Brazilit.

Më vonë, gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale ku shkruante se kjo është mënyra sesi duhen trajtuar ato që shkojnë me burra të martuar.

Megjithatë ajo u vu në në pranga nga efektivët e policisë dhe tashmë rrezikon deri në 10 vite burg për veprimet e saj./tvklan.al