Sheridan Larkman është një vajzë 23-vjeçare në Australi, e cila po mbledh para në internet për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks.

Ndryshe nga shumica e femrave të tjera, ajo kërkon që ta zvogëlojë gjoksin për shkak të madhësisë. 23-vjeçarja, e cila është edhe nënë e dy fëmijëve, përballet me situata të vështira në jetën e saj. Ajo ka hapur një faqe në internet, GoFundMe për të mbledhur fonde në mënyrë që të bëjë ndërhyrje kirurgjikale. Shuma e parave që i duhen është 10 mijë Dollarë.

Nuk mjafton halli që ka, por duhet të përballet edhe me komentet vulgare të komentuesve në faqen e internetit.

Që në moshë të vogël, gjoksi i 23-vjeçares ishte zhvilluar së tepërmi, por mjekët e kishin thënë se do të ndalonte së rrituri në një moshë më të madhe. Por, kjo gjë nuk ndodhi dhe Sheridan tani kërkon ndihmë për të rregulluar këtë aspekt të jetës së saj.

/tvklan.al