Instruktori shqiptar i fluturimeve, Arian Prevalla, ka arritur që të ndalojë një sulm terrorist, që u tentua të realizohej mbi Connecticut.

Një terrorist tentoi të drejtojë avionin e vogël për në qytet, por Prevalla kishte arritur t’i ndërronte drejtim duke e rrëzuar në East Harford.

Arian Prevalla

Shqiptari shpëtoi qytetin nga sulmi terrorist. Prevalla mbeti i lënduar keq me djegie të mëdha, ndërsa nxënësi i tij Feras Freitekh vdiq.

Arian Prevalla 2

Gjithçka ndodhi kur një student jordanez tentoi të marrë kontrollin e avionit dhe të kryente sulmin terrorist.

Arian Prevalla tani po konsiderohet si hero pasi parandaloi një sulm, që sipas ekspertëve do të shkaktonte një numër të madh viktimash./tvklan.al