Në Zurich të Zvicrës u hodh shorti  playoff që ka përcaktuar ndeshjet e 8 skuadrave që do të luftojnë për një vend në  Kupën e Botës që do të zhvillohet vitin tjetër në Rusi.

Shorti ka sjellë disa ndeshje interesante siç është derbi ballkanik midis Kroacisë dhe Greqisë apo edhe ajo mes Suedisë dhe Italisë.

Për në Kupën e Botës do të kualifikohen vetëm 4 skuadra.

/tvklan.al

Ndeshjet e playoff:

Irlanda e Veriut – Zvicër

Kroaci – Greqi

Danimarkë – Irlandë

Suedi – Itali