Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre një shqiptar, mbrëmjen e së premtes në një aksident automobilistik të ndodhur në Piacenza të Italisë.  

Ngjarja, sipas mediave fqinje, ndodhi në një rreth rrotullim në hyrje të Carpaneto. Të plagosurit janë një 28-vjeçar shqiptar dhe një italian 52 vjeç. Ata u dërguan me urgjencë në spital dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 28-vjeçari shqiptar, i cili udhëtonte me një Fiat Stilo ka humbur kontrollin e makinës duke dalë në korsinë e kundërt. Në këtë moment është përplasur ballë për ballë me një Mercedes që drejtohej nga italiani 52-vjeçar.

/tvklan.al