Si rrallë herë edhe Britania e Madhe është goditur nga temperaturat e larta. Kjo javë që ka nisur mendohet të jetë një prej më të nxehtave në historinë  e vendit ishullor, ndërsa sipas parashikimeve të motit nesër temperatura do të shënojë 35 gradë, që cilësohet si temperaturat më e lartë e regjistruar ndonjëherë në muajin Korrik.

Kjo ka mjatuara që britanikët, që në përgjithësi zgjedhin destinacione ekzotike për të shijuar diellin dhe plazhin të dynden jo vetëm në bregdet, por të veshin rrobat e banjos dhe të zbarkojnë nëpër parqe, në lumin e Tamizit, madje dhe të freskohen dhe në shatërvanë./tvklan.al