Viti që po lemë pas ka qenë i mbushur me raste kur gjarpërinjtë gllabërojnë një kafshë të tërë, duke sjellë shpesh pamje të pabesueshme. Por nëse do të ekzistonte një konkurs, padyshim që ky piton do të zinte vendin e parë.

Kjo pasi ky zvarranik gjigant, gllabëroi një oposum të tërë (lloj gjitari) teksa ndodhej në pemë.

E gjitha ngjarja u fotografua nga një burrë në Queensland të Australisë, i cili u bë dëshmitar i vaktit të pitonit për shkak se ai e kapi prenë e tij në pemën përballë dritares së dhomës.

Fillimisht, gjarpëri gllabëroi kokën e gjitarit. Duke folur për

DailyMail Australia

, David Reynolds tha se zvarranikut iu deshën më shumë se dy orë e gjysmë për ta ngrënë kafshën./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”102″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]