Foto/ Ja kush është viktima e konfliktit të djeshëm në Bathore, mësohet emri i autorit

Ky është Aleksandër Barlika, 35-vjeçari nga Mati që gjeti vdekjen në një spital privat pasi një ditë më parë u qëllua me çifte në Bathore.

Sipas të dhënave nga Spitali ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në organet jetësore.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 35-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe prej disa kohësh kishte hapur një lokal në zonën e Kamzës.

Mesditën e djeshme ai bashkë me vëllain e tij Altinin, shkoi në Bathore për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes nipit të tij 16-vjeçar dhe një bashkëmoshatari të këtij të fundit.

Sipas Policisë në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksandër Barlika 35 vjeç, Altin Barlika 39 vjeç (dajat e shtetasit K.P.) dhe Rasim Cani 50 vjeç (babai i Ledjan Canit), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin.

Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K.P, kanë nxjerrë një armë tip pistoletë dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve Ledjan Cani, D. Cani dhe Rasim Cani.

Në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi Ledjan Cani ka marrë një armë gjahu, tip çifte me të cilën ka qëlluar Aleksandër Barlikan i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra ndërsa Altin Barlika ka marrë dëmtime të lehta trupore.

Ende nuk janë sqaruar motivet e konfliktit mes dy të rinjve. Policia njoftoi më herët se për ngjarjen përveç autorit kryesor të vrasjes ka arrestuar dhe 3 shtetas të tjerë./tvklan.al


Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*