“Toni Montana”, është ky pseudonimi në rrjetet sociale i 36-vjeçarit, Dashnor Deliallisi, i cili është shkaktar i aksidentit mëngjesin e së enjtes, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.

Tre vajza, shoqe me njëra-tjetrën, gjetën vdekjen pasi u përplasën ballë për ballë me makinën e drejtuar nga Deliallisi, i cili ecte kundravajtje. Edhe 36-vjeçari gjeti vdekjen nga aksidenti. Automjeti i tij, me targa AA 979 GV, po ecte në sens të kundërt kur u përplas me automjetin me targa AA 694 IL, që drejtohej nga 23-vjeçarja Greta Sherifi.

skema

Disa efektivë të policisë rrugore kanë parë makinën që është futur në kahun e kundërt të rrugës, me një shpejtësi që dyshohet se është mbi 120 kilometër për orë.

dashnor deliallisi 3

Pavarësisht shenjës së efektivëve për të ndaluar, Dashnor Deliallisi, i cili ka dyshime që të ketë qenë nën efektin e lëndës narkotike, ka vijuar të eci me shpejtësi në sensin e kundërt.

dashnor deliallisi 4

Efektivët e kanë ndjekur makinën duke ecur nga kahu i duhur i autostradës, ku nda andej u përballën me faktin tragjik.

aksidenti durres

36-vjeçari është një emër i njohur për policinë pasi ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa njihej ndryshe edhe me pseudonimin “kamikazi shkatërrues”. Ai rezulton i arrestuar në vitin 2011 për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje./tvklan.al