Një qytetar nga Ukraina që banon në Çeki është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër duke transportuar lëndë narkotike kanabis.

Policia thotë se 42-vjeçari Elchin Ragimov po udhëtonte me makinën e tij Opel me targa 5AR2462 me destinacion Malin e Zi.

Gjatë kontrollit në doganë në dalje të Shqipërisë, atij ju gjetën të fshehur në automjet në pjesën e parakolpit dhe në bagazh 19 kg kanabis e ndarë në 24 pako.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë. Shtetasi ukrainas do të merret në pyetje për të zbuluar se ku e kishte marrë drogën.

/tvklan.al