Ajo mund të qëndrojë pas një prej këngëve më të klikuara në YouTube, e shumë hiteve të tjera muzikore, por mbetet një njeri i thjeshtë, të cilin mund ta rastisësh edhe në një sallë pritjeje në aeroport.

E kemi fjalën për këngëtaren Silva Gunbardhi, e cila mëngjesin e së dielës është fotografuar në aeroportin e Malpensës, në Milano të Italisë.

Siç mund të shihet edhe në këtë foto të ardhur në redaksinë e

tvklan.al,

33 – vjeçarja qëndron e ulur në pritje të fluturimi për në Tiranë. Ajo është veshur në mënyrë sportive e ‘casual’, ndërsa mban në dorë një sandwich.

Nata në Italinë fqinje duket të ketë qenë mjaft intensive dhe e lodhshme për këngëtaren Gunbardhi. Mësojmë se ajo ndodhej në një koncert sëbashku me këngëtarë të tjerë shqiptarë.

/tvklan.al