Këto foto tregojnë gjendjen aktuale të rrugës “Fan Noli”, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës.

Ajo është totalisht e dëmtuar dhe gropat janë kaq të mëdha, sa kur bie shi përmbyten nga uji, duke e bërë tepër të vështirë kalimin jo vetëm të kalimtarëve, por edhe të automjeteve.

Banorët e kësaj zone, të cilët i nisën këto foto në redaksinë e

tvklan.al

, shprehen se kjo rrugë është në këtë gjendje prej plot 25 vitesh dhe se është kthyer në një makth për ta,të cilët janë të detyruar të kalojnë çdo ditë në këtë rrugë, që siç mund të dallohet qartë është e pa kalueshme. /tvklan.al