Policia e Kosovës ka gjetur automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur nga  autorët të cilët ekzekutuan me katër plumba mëngjesin e së martës  Olivier Ivanoviç.

Vetura “Opel Astra” është gjetur e djegur nga Policia e Kosovës në Zveçan të Vogël.

“Ky automjet është një provë e cila mund të përdoret nga hetuesit për të zbuluar rreth autorëve të ngjarjes”

, tha shefi i policisë rajonale Zheljko Bojić , shkruan novosti.rs.

/tvklan.al