Teksa “Ertugrul” po thyen të gjitha rekordet në shikueshmëri, shumë pyesin ku po xhirohet seriali, i cili paraqet jetën e shekullit XIII?

“Haber7” thotë se dy sezonet e para të “Ertugrul” janë xhiruar në dy fusha gjigante në rajonin Riva, në Districtin Beykoz të Stambollit. Riva është një fshat në brigjet e Detit të Zi, në pjesën aziatike paranë ngushticës së Bosforit.

3

 Shesh xhirimet gjigante në Riva kishin një çadër 600 metra katror dhe 35 çadra të tjera, më të vogla, sipas atmosferës së epokës kur jetonte Sulejman Shahu në shekullin XIII. I gjithë shesh xhirimi ishte i shtrirë në 40 000 metra katror.

1

 Në një pjesë prej 6000 metrash katror u improvizua Alepoja (qyteti në Sirinë e sotme, dikur pjesë e Perandorisë), Pallatet e Alepos, depot e furnizimit, dhomat e të ftuarve, korridoret, vendqëndrimi i Selçukëve, i tempullarëve etj.

2

 Aty afër, në fabrikën e Këpucëve në Beykoz u krijua një hapësirë 5 000 metra katror ku u improvizua pazari i Alepos, kalaja, etj.

5

 Në sezonin e tretë, skenari kërkonte ndryshim vendi dhe kështu xhirimet janë zhvendosur në provincën turke të Nevsehirit, në rajonin e Kapadokias.

 Kapadokia është një zonë që vizitohet nga miliona turistë çdo vit, por zhvendosja e xhirimeve të serialit “Ertugrul” e ka gjallëruar edhe më shumë zonën, qindra kilometra larg nga Stambolli.

 “Ertugrul”, për publikun shqiptar transmetohet në Televizionin Klan. /tvklan.al