Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disa vjeçare mbrëmjen e së dielës, në një ceremoni magjike me rreth 300 të ftuar.

Pas kurorëzimit në bregdetin e Adriatikut në Gjirin e Lalzit, dasma vazhdoi në një tendë rreth 700 metra katror, të punuar në 4 ditë e 4 netë.

Sipas Alketa Vejsiut, e cila ishte në krye të kompanisë që organizoi dasmën, fustani i Marinës i dizajnuar enkas për të, ishte 10 metra i gjatë.

Marina Vjollca, e cila gjatë muajve të verës u bë pjesë e Tv Klan, i dha kështu fund beqarisë duke u kurorëzuar me 35-vjeçarin nga Prishtina.

Vejsiu ka publikuar disa foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit dhe nga tenda magjikisht e zbukuruar për darkën e dasmës. /tvklan.al