Një 36-vjeçare shqiptare është drejtuesja e bandës së grabitësve që vepronte në Athinë prej 10 vitesh.

Ajo njihet me emrin Romina ose Tonia. Në dosjen hetimore greke përmenden tre emra të 36-vjeçares shqiptare.

Fatmira

alias

Antonia

alias

Romina Cami. Ky është identiteti i drejtueses së bandës së shqiptarëve, e cila tashmë është arrestuar nga policia. Romina Cami drejtonte bandën e 31 personave, nga të cilët 27 janë shqiptarë.

Kjo organizatë funksiononte prej 10 vitesh dhe besohet se është përgjegjëse për më shumë se 4 mijë raste të vjedhjeve, por deri tani janë dokumentuar vetëm 700.

Gazeta greke “Eleftheros Typos”, e cila ka publikuar detaje të dosjes hetimore, shkruan se Romina ka nisur “zanatin” e vjedhjes që në vitin 1999 kur ishte adoleshente 18-vjeçare. Ajo është arrestuar disa herë më parë, sërish për akuzën e vjedhjes. Romina Cami drejtonte këtë bandë së bashku me një 32-vjeçar shqiptar.

E përditshmja greke “Kathimerini” ka publikuar edhe një pjesë të përgjimeve të shqiptares 36-vjeçare dhe dy bashkëpunëtorëve të tjerë të saj:

A: Ku je moj?

B: Në Ethniki Amina (Stacion metroje në Athinë).

A: Ku je, nuk të kemi parë në dy trena?

B: Vëlla, unë punoj në aeroport për të kapur më shumë.

A: Ikëm ne, dolëm.

B: Pse?

A: Nuk të pamë ty, menduam mos ndodhi diçka dhe u larguam…edhe ti nuk përgjigjeshe.

B: Punoj o njeri…