Autori i masakrës së Manchester me 22 të vdekur e 59 të plagosur është Salman Abedi, 23 – vjeç, i lindur në Britani, por me origjinë nga Libia. Ai u identifikua nga policia britanike pak orë pas shpërthimit.

Besohet se ai ka vepruar i vetëm, ndonëse policia arrestoi një tjetër 23 – vjeçar, të dyshuar se ka lidhje me terroristin.

Mbrëmjen e së hënës, Abedi hodhi veten në erë në Manchester Arena, duke shkaktuar një masakër të përgjakshme.

Pak pasi kishte përfunduar koncerti i këngëtares Ariana Grande, 23 – vjeçari aktivizoi bombën artizanale, të mbushur me gozhda e vida. Shteti Islamik mori përsipër autorësin e sulmit, duke thënë se një ushtar i kalifatit goditi mbi kryqtarët.

12 nga viktimat janë nën 16 – vjeç. Mes tyre janë edhe 8 – vjeçarja Saffie Russos dhe 18 – vjeçarja Georgina Callander, tashmë të identifikuara. Kjo e fundit një ditë më parë kishte postuar edhe një foto përkrah idhullit të saj, këngëtares Ariana Grande, duke shprehur padurimin për ta parë në skenë.

Georgina Callander, 18 – vjeç

12 persona rezultojnë të humbur, njoftuan autoritetet.

Flamujt në Downing Street janë në gjysmë-shtizë.

Duke folur për sulmin terrorist, Kryeministja Theresa May dënoi aktin terrorist dhe e vuri theksi te solidariteti i qytetarëve që hapën dyert e shtëpive të tyre për të lënduarit.

Pikëpyetje ngrihet për shërbimet sekrete britanike MI5, pasi dyshohet se masakra ishte paralajmëruar në forumet e xhihadistëve rreth 1 orë përpara ngjarjes.

Agjencia për lajmet xhihadiste SITE, ka publikuar edhe një foto ku shfaqet një person i mbuluar, dyshohet se ai është kamikazi Salman Abedi.

Ky është sulmi i 3 -të i ISIS ndaj një skene spektakli, pas masakrës së Bataclan -it në Paris dhe klubit Reina në Stamboll.

Tv Klan

Personat që rezultojnë të zhdukur:

Nell Jones, 14 – vjeç

Laura Macintyre dhe Eilidh Macleod

Olivia Campbell

Martyn Hett

 

Courtney Boyle dhe Philip Tron

Chloe Rutherford dhe Liam Curry