Selanik – Mëngjesin e së shtunës një 20 – vjeçar shqiptar u nda nga jeta, si pasojë e një aksidenti tragjik. Ai është Stelio.M dhe prej vitesh jetonte në Selanik, Greqi.

Makina me të cilën po udhëtonte i riu nga Elbasani doli nga rruga dhe u përplas më një automjet të parkuar.

Kjo përplasje ishte fatale për të riun, i cili po udhëtonte i vetëm në automjet.  Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, në kilometrin e 6, afër plazhit të Dionisiou.

/tvklan.al