Ai është një oficer policie i dalë në pension në vitin 2011, me prirje radikale dhe i arrestuar së fundmi si terrorist.  

Autoritetet greke kanë zbuluar se ai është personi që u dërgonte zarf me plumba politikanëve në Greqi, si mesazh kërcënimi.

Mes personave publikë që kanë rënë pre e mesazhe të tij kërcënuese janë ish-ministri i Financave greke Trifon Alexiadis, ish-Guvernatori i Bankës së Greqisë Giorgos Provopulos, gazetari Giannis Prententeris, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Giorgos Mergos etj.

Shtypi grek nuk e ka bërë publik identitetin e tij për arsye të hetimeve që vazhdojnë nga ana e policisë. Gjatë kontrolleve në banesën e tij, autoritetet sekuestruan fishekë armësh. 55-vjeçari grek po hetohet gjithashtu edhe për vepra të tjera penale në lidhje me zyrtarë apo politikanë në shtetin fqinj.

/tvklan.al