Sipas një raporti të ri, iPhone 8 do të ketë ekranin m të madh në krahasim me çdo telefon të prodhuar ndonjëherë nga kompania prestigjioze Apple.

 iPhone 8 do të jetë disa inch më i madhe madje edhe se iPhone 7 Plus.

 Raporti nga aziatikja “Nikkei”, thotë se ekrani OLED i telefonit të ri do të shtrihet në të gjithë 5.8 inch-et e ekranit. Kjo krahasohet me 5.5 inch-et e iPhone 7 Plus.

 Por iPhone 8 do t’ju kursejë vend me heqjen e kasave që i japin formë ekranit në pjesën e përparme të telefonit, duke lejuar ekranin të marrë një hapësirë më më të madhe. Kjo do të bëjë që ekrani të ketë një formë të lakuar për të kursyer akoma edhe më shumë hapësirë.

 Por jo e gjithë hapësira që do zërë ekrani do të përdoret në mënyrën tradicionale. Telefoni mund të shfaqë një të veçantë në fund të tij të quajtur “zonë funksioni”, duke lejuar përdorim të lehtë të karakteristikave të caktuara, hapësirë shtesë për fotot dhe do imitojë MacBook Pro përsa i përket “Touch Bar-it”.

 Madhësia dhe një gamë karakteristikash të tjera, si skanimi 3D që do të jetë në gjendje të skanojë fytyrat e njerëzve, do të bëjnë që ky telefon të kushtojë më shumë  se 1000 $.

 Pritet që dalja në treg e iPhone 8 të shënojë 10 vjetorin e kompanisë iPhone./tvklan.al