Frederiku, është një ndër kuajt më të bukur në botë. Ai ka marrë emrin e princit të Prusisë. Edhe pse ai nuk ka arritur asnjë fitore të rëndësishme ushtarake apo në gara, struktura e tij mbresëlënëse trupore dhe qimet e shkëlqyeshme, kanë rrëmbyer vëmendjen e çdo adhuruesi të kuajve.

13277975_10208519802807778_1395269831_n

Shkëlqimi i flokëve të tij sfidon edhe princeshat e Disney. Kali i famshëm ka më shumë se 150.000 ndjekës në Facebook dhe ka një blog në emër të tij.

Njerëzit janë aq të magjepsur me pamjen e tij, sa dikush i ka krijuar një galeri në internet duke reklamuar format e Frederikut.

13285762_10208519801807753_2027326826_n

Kali është në pronësi të fermës Pinnacle Friesians, e vendosur në malet Ozark në SHBA. Frederik vitin e kaluar pati pasardhësin e tij të parë të quajtur Vaughn, kështu që trashëgimia e tij e bukur do të jetojë.

/tvklan.al