Jeta e një 16 – vjeçareje u mbyll ende pas nisur mirë. Një gabim i mjekut që shihni në foto, solli pasoja tragjike për familjen dhe të afërmit e Blerta Pepës.

Tefik Zhurda edhe pse mbante mbi supe vite të tëra eksperience në mjekësi, këtë herë dyshohet se gaboi.

54 – vjeçari Zhurda është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Ai dyshohet se ka gabuar në dozën e anestezisë së dhënë ndaj adoleshentes Blerta Pepa, e cila ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin privat “Continental”.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor mjeku nuk ka mundur të përballonte këtë tragjedi dhe ka tentuar të vetëflijohet duke injektuar në trup një preparat  anestezie. Zhurda ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore./Tvklan.al