Edhe pse me dhëmbë të mëdhenj si Drakula dhe me një sy, ajo është adoptuar nga një çift britanik para dy muajsh. Macja e zezë persiane quhet Fang dhe syri i saj humbi për shkak të një virusi që i shkaktoi herpes në sy.

mmmm

Megjithatë kjo mace ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, për shkak të pamjes së saj të veçantë. Ajo tashmë ndodhet nën kujdesin e çiftit, të cilët e duan shumë dhe e trajtojnë si një fëmijë.

macja 4

Pronari i Fangut thotë se e ka parë macen në një spital për kafshët e sëmura dhe se është dashuruar me të që në momentin e parë. Ai shton se pavarësisht problemit të syrit, të gjithë donin ta adaptonin dhe ndihet fatlum për këtë gjë.

/tvklan.al