Këto foto, të anijeve në fund të detit, do t’ju lenë pa fjalë.

Një grup aventurierësh u zhytën mbi 29 metra nën ujë, në thellësitë e detit Mesdhe, për të eksploruar atë çka ka mbetur nga këto anije.

Imazhet u realizuan nga fotografi i botës nënujore Wojciech Podhorski, nga Polonia, gjatë pushimeve me një grup miqsh në ishullin Gozo të Maltës.

Për “Dailymail”, fotografi 48 – vjeçar tha se kishte dëgjuar që në ujërat e këtij ishulli kishte anije interesante, ndaj kishte vendosur që t’i eksploronte. Ai e konsideroi këtë si një eksperiencë të mrekullueshme./tvklan.al