Foto/ Makina e dyshimtë përplas automjetin e policisë, mbyllet Capitol Hill



Një makinë e dyshimtë u përplas me gardhin rrethues të Capitol Hill dhe me një makinë policie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane, nga përplasja mbeti i plagosur lehtë një oficer policie dhe drejtuesi i makinës së dyshimtë.

Ky i fundit është arrestuar, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Autoritetet amerikane u detyruan të mbyllnin Capitol Hill dhe të evakuonin personelin për arsye sigurie. Shkaqet e kësaj ngjarje janë të paqarta.

Policia kreu një shpërthim të kontrolluar në automjetin që u përplas me gardhin për të konfirmuar që në makinë nuk kishte lëndë eksplozive. Hetuesit do të marrin në pyetje shoferin e arrestuar për të mësuar shkaqet e incidentit. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*